Projektligji për konfiskimin e pasurisë, Konjufca sërish i drejtohet Komisionit të Venecias

Aktuale

Projektligji për konfiskimin e pasurisë, Konjufca sërish i drejtohet Komisionit të Venecias

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sërish i është drejtuar Komisionit të Venecias pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se pas dakordimit të përbashkët, Konjufca dje i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.

“Falënderojmë secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat