Ushtarët kroatë nisen për Kosovë me dy ceremoni përcjellëse, shkak përplasjet Qeveri-Presidencë

Aktuale

Ushtarët kroatë nisen për Kosovë me dy ceremoni përcjellëse, shkak përplasjet Qeveri-Presidencë

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 14:20
Ushtria kroate

Dy ceremoni përcjellëse sepse dy krerë institucional të papajtueshëm mes vete.

Edhe kësaj here, sikur edhe herave paraprake, përcjellja e kontigjentit të ri kroat për Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, nuk ishte pa fërkime mes presidentit Zoran Millanoviç dhe ministrit kroat të mbrojtjes, Mario Banozhiç.

Krejt kjo, për të shmangur prezencën e njëra-tjetrës.

Në ora 14:00 përcillen nga ministri i mbrojtjes, në ora 14:40 nga presidenti i cili është edhe komandant suprem i forcave të armatosura.

Njëjtë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar më 22 nëntor, ku dy krerët politikë të ushtrisë kroate refuzojnë të durojnë prezencën e njëri-tjetrit.

Përçarja mes dyve ishte bërë temë mediale.

Ushtria Kroate është mbi neve politikanëve”, kishte thënë ministria kroate e mbrojtes atë kohë për “Veçernji List”-in kroat.

“Ne jemi të zëvendësueshëm, të gjithë. Por ushtria do të jetë këtu sa të ekzistojë Kroacia. Nuk kam shkuar në barrakat në Nashiçe. Sepse s’dua të marrë pjesë në lojërat e këtij zotëriut [Presidentit Zoran Millanoviç] që fatkeqësisht nuk kupton as dy fjalitë e para të këtij lajmërimi”, kishte thënë Ministri i Mbrojtjes, Mario Banozhiç.

“Anëtarëve të kontingjentit të 36-të kroat iu uroj udhëtim të lumtur dhe mision të suksesshëm. Shihemi së shpejti”, kishte shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat