“E zezë dita, kuku për neve...”/ Shpërthen Nezir Kraki ndaj analistëve: Pse Albini nuk i dha diçka Serbisë?

Aktuale

“E zezë dita, kuku për neve...”/ Shpërthen Nezir Kraki ndaj analistëve: Pse Albini nuk i dha diçka Serbisë?

Nga: N. Sh. Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 17:38
Nezir Kraki

Profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki ka reaguar me ironi pas takimit të ditës së sotme që u zhvillua në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk arritën marrëveshje sot në Bruksel.

Për këtë, Kraki ka ironizuar duke thënë se tash Spanja e tërheq njohjen e Kosovës, dhe BE na i rikthen vizat.

Ai madje është tallur me analistët të cilët sipas tij, do të debatojnë sonte me temën “Pse Albini nuk i dha diçka Serbisë”?.

Reagimi i plotë:

E zezë dita, kuku për neve tash Spanja e tërhek njohjen që e patëm arrit falë BE-së, edhe vizat na rikthehen tash, edhe statusi kandidat na suspendohet… çka bojnë na tash pa Borellin që 20 vitet e fundit i ka kalu duke e refuzu Kosovën si realitet e si shtet.

Tash sonte vlojnë debatet me temën «Pse Albini nuk i dha diçka Serbisë?»

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat