Grenell konfrontohet me gazetarin e Wall Street Journal, arsyeja e vetme: Albin Kurti

Aktuale

Grenell konfrontohet me gazetarin e Wall Street Journal, arsyeja e vetme: Albin Kurti

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 21:36
Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe kryeministri Albin Kurti

Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar gazetarit evropian të gazetës nga New Yorku ‘The Wall Street Journal”, Laurence Norman.

Norman ka bërë një postim në profilin e tij në Twitter pas qortimeve të ashpra që i dha Kosovës Bashkimi Evropian me anë të shefit të saj, Josep Borrell.

Në këtë postim, Norman tha edhe se kishte shumë pakënaqësi për mënyrën se si politika amerikane u mor me këtë çështje nën administratën Trump.

“Pas viteve që pasuan dialogun, kurrë s’e kam parë Brukselin të kritikojë kaq rëndë Kosovën. Është e paprecedentë. Me gjasë reflekton zemërimin e vërtetë ndaj Albin Kurtit. Shumë pakënaqësi evropiane kishte për mënyrën se si politika amerikane u mor me këtë çështje nën administratën Trump, por e vërteta është se gjërat janë edhe më keq.”, shkroi Normann në Twitter.

Pas kësaj, i ka reaguar Grenell, i cili e ka quajtur patetik këtë postim, teksa ka thënë se Administrata Trump i ka arritur katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“”Raportim” patetik. A keni Google, Laurence? Ekipi i Trump mori 4 marrëveshje të suksesshme, ndërsa Brukseli u ankua se SHBA ishte shumë e ashpër me Kurtin. Tani Brukseli dështon dhe thërret Kurtin – dhe ju nuk e shihni hipokrizinë?”, shkroi Grenell në Twitter.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat