Paralajmërimi/ BE ka dështuar, ja vetëm kush e garanton marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Aktuale

Paralajmërimi/ BE ka dështuar, ja vetëm kush e garanton marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Nga: P.R Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 21:46
Josep Borrell priti sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell priti sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje për targat.

“Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot. Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi", tha Borrell pas takimi me Kurtin dhe Vuçiqin.

Por sipas analistit Faton Mehmeti, Bashkimi Evropian ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi.

“BE për 10 vjet bisedime ka dështuar. Njëanshmëria ka prodhuar situatën e një Serbie të ledhatuar, derisa Kosova ndonëse njihet nga BE (përjashto 5 shtete) nuk mbështetet në zbatimin e vendimeve të saja konform sovranitetit dhe Kushtetutës”, shkruan Mehmeti.
“Vetëm SHBA është garancë për marrëveshje përfundimtare, BE ka dështuar!”, ka shkruar analisti Faton Mehmeti, përcjellë “Bota sot”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat