Detaje të pathëna deri tash: Përse u shkatërrua baza ku u krye stërvitja nga grupi i Sali Çekajt, Adem Jasharit e Zahir Pajazitit në Shqipëri

Aktuale

Detaje të pathëna deri tash: Përse u shkatërrua baza ku u krye stërvitja nga grupi i Sali Çekajt, Adem Jasharit e Zahir Pajazitit në Shqipëri

Nga: M.L. Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 23:52
Foto nga vendngjarja

Emisioni “Gjurmë Shqiptare”, nën drejtimin e gazetarit Marin Mema, ka publikuar një dokumentar lidhur me Stërvitjen në Shqipëri të grupeve të para ku mori jetë UÇK-ja qysh në vitin 1991.

Të dhëna e detaje të papublikuara më herët për heronjtë kombëtarë Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra që kishin shkuar në Shqipëri për stërvitjet e para ushtarake nëpëmjet Zvicrës, Shkupit etj.

Plani ishte aq sekret sa që për të nuk dinin as familjet e heronjëve, të cilëve iu ishte thënë se po shkojnë në Zvicër e Gjermani për të punuar.

“Heronjtë duhen kujtuar gjithmonë ! Si u stërvitën në 1991 në Shqipëri grupet e para të Sali Çekajt, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit ?

Si u organizua stërvitja ? Cilët ishin oficerët e ushtrisë shqiptare ? Përse u shkatërrua baza ku u krye stërvitja e cila tashmë nuk është më pronë e ushtrisë shqiptare ? 

Shumë të pathëna do ti gjeni në këtë dokumentar që rrëfen jo vetëm dashurinë e këtyre burrave për trojet shqiptare, por edhe sakrificat, emocionet, betejat e tyre në ato kohë të vështira”, shkruan gazetari Mema në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat