E krahasoi Osmanin me Millosheviqin, Gërvalla ‘shpërthen’ keq ndaj Hysenit: Zoti t‘marroftë!

Aktuale

E krahasoi Osmanin me Millosheviqin, Gërvalla ‘shpërthen’ keq ndaj Hysenit: Zoti t‘marroftë!

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 23:49
Kryediplomatja Donika Gërvalla

Kryediplomatja Donika Gërvalla i ka reaguar ish-ministrit të jashtëm, Skender Hyseni, pasi ky i fundit tha se deklarimet e presidentes Vjosa Osmani për qasjen e Borrellit  po i përngjajnë me ato të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.

Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook i tha Hysenit ‘Zoti t‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!’.

Tutje, Gërvalla tha se kjo është fytyra e vërtetë e personazheve më të gërditshme të historisë së re të Kosovës, e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.“Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.

Zoti t ‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat