Qeveria miraton Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publik

Aktuale

Qeveria miraton Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publik

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paraqitur para kabinetit qeveritar si fillim Projektligjin për Zyrtarët Publik, i cili u miratua.

Pas kësaj, pa asnjë abstenim dhe kundërshtim, kabineti qeveritar ka miratuar projektligjet në fjalë.

Tutje me këtë rast, ministri ka paraqitur për votim edhe Projektligjin për Paga.

“Mungesa e deritanishme e bazës ligjore që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik dhe një mori padrejtësisht me vlerësimin e të punësuarve, përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka fragmentuar sektorin dhe ka shfaqur mungesën e transparencës. Si ministri përgjegjëse kemi kërkuar një kohë të gjatë analizën e situatës që ka caktuar thelbin e punës në sektorin publik.Sot propozojmë para jush projektligjin për paga në sektorin publik. Reforma në administratë publike është e mangët pa ligjin për paga, prandaj ky ligj synon mirëmbajtjen dhe rregullat e pagës. Kjo s’mund të arrihet ndryshe përpos barazisë dhe drejtësisë. Miratimi i këtij ligji duke marrë parasysh rëndësinë që ka ju ftoj të votoni”,tha Sveçla.

Kabineti qeveritar me këtë rast ka votuar, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat