Vajza e Xhemail Mustafës kujton ditën e varrimit të tij: Unë nuk e pata guximin as të të shoh në arkivol

Aktuale

Vajza e Xhemail Mustafës kujton ditën e varrimit të tij: Unë nuk e pata guximin as të të shoh në arkivol

Nga: M.L. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:54
Xhemail Mustafa

Sot janë mbushur 22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe ish-kolumnisti i gazetës “Bota sot”.

Beriane Mustafa, vajza e Xhemail Mustafës ka shpalosur momente nga varrimi i tij.

Në një postim në Facebook, Beriana ka shkruar se nuk kishte guxim që ta shihte në arkivol për herë të fundit pasi donte ta ruante pamjen me fjalët e tij të fundit “shihemi Bellushe”.

“23 nëntor 2000!

Në ditën tande të varrimit, unë nuk e pata guximin as të të shoh në arkivol për herë të fundit.

E ruajta pamjen tënde të fundit me fjalët "shihemi Bellushe," ama na s'u pamë ma babë, sot që 22 vjet! Dritë e shpirtë çdo ditë e më shumë po ta ndjejë mungesën!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, Xhemail Mustafa u vra mizorisht më 23 nëntor të vitit 2000, në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat