Musliu: Vendimi i Qeverisë Kurti legalizon korrupsionin në sistemin e drejtësisë

Aktuale

Musliu: Vendimi i Qeverisë Kurti legalizon korrupsionin në sistemin e drejtësisë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:02
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar skandaloz vendimin e Qeverisë Kurti për kthim të pagave në sistemin e drejtësisë, sikur para rritjes që ishte bërë nga Qeveria Haradinaj më 2017.

Përmes një statusi në Facebook, Musliu ka thënë se një gjë e tillë e shkatërron sistemin e drejtësisë.

“Është vendim qe perfundimisht e legalizon korrupsionin ne sistemin e drejtesise. Eh tash kredite e nje pjese te gjykatesve dhe prokurorve paramendone qysh kane mu pagu?! Tmerr!”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Vendimi i fundit i Qeverise Kurti eshte vendim skandaloz qe e shkaterron sistemin e drejtesise – edhe ashtu te lodhte, eshte vendim qe e shkaterron sigurine juridike, eshte vendim qe perfundimisht e legalizon korrupsionin ne sistemin e drejtesise. Eh tash kredite e nje pjese te gjykatesve dhe prokurorve paramendone qysh kane mu pagu?! Tmerr!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat