​Ura mbi Drin në Rogovë, e pakalueshme

Aktuale

​Ura mbi Drin në Rogovë, e pakalueshme

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 21:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka publikuar fotografi të dërguara nga banorët e zonës se Hasit të cilët kanë sinjalizuar se ura mbi lumin Drin në fshatin Rogovë, është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve që ka pësuar vite më parë si shkak i prurjeve të mëdha të ujit.

“Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë sot është bllokuar për qarkullim. Në janar bëhen dy vite nga kur është dëmtuar nga vërshimet. Asnjë intervenim për dy vite. Tani e kanë paraparë në buxhetin e vitit 2023 të nisin ndërtimin, e ta përfundojnë në vitin 2025”, ka shkruar Hoti.

(Informatat dhe foto nga një banor i Rogovës)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat