Qeverisë Kurti i kërkohet ta publikojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Qeverisë Kurti i kërkohet ta publikojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 23:16
Albin Kurti

Të mërkurën mbrëma, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur një marrëvshje sa i përket çështjes së targave.

Pas kësaj, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tregoi se palët do t’i ftojë për një takim dhe për të diskutuar ‘urgjentisht’ sa i përket propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Megjithatë, për ujdin e sotme, Qeverisë Kurti i ka shkuar një kërkesë e menjëhershme.

Ishte analisti, Gëzim Raci, i cili kërkoi nga pushteti që ta publikojnë ujdinë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta publikoje menjehere marreveshjen e arritur sonte ne Bruksel”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat