Ambasadori i Evropës në Kosovë, Tomáš Szunyog u takua sot me presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.
Szunyog e vlerësoi lartë punën që ka bërë Komiteti Paralimpik, duke veçuar integrimin e personave me aftësi të kufizuara përmes sportit.
“Komiteti ka bërë shumë për të fuqizuar personat me aftësi të kufizuara dhe për të mbështetur integrimin e tyre përmes sportit, si në Kosovë ashtu edhe në mbarë botën.
Evropa do të vazhdojë të mbështesë përfshirjen e tyre sociale”, tha Szunyog.