Gërvalla pret nesër në takim ministren Xhaçka

Aktuale

Gërvalla pret nesër në takim ministren Xhaçka

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 17:16
Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, nesër pret në takim ministren shqiptare për Evropën dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçkën.

Lajmin e ka bërë të ditur MPJD.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, mirëpret nesër në Kosovë, znj. Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë” thuhet në njoftim.

Sipas MPJD-së, Gërvalla dhe Xhaçka, do të zhvillojnë një takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do kenë një prononcim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat