​Komandanti i FSK-së mori pjesë në Ditën e Falënderimeve në Kampin Bondsteel

Aktuale

​Komandanti i FSK-së mori pjesë në Ditën e Falënderimeve në Kampin Bondsteel

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 17:44
Pamje nga takimi

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ftesë të komandantit të Komandës Regjionale të Lindjes, Kolonel Chris Mabis mori pjesë në drekën e organizuar për Ditën e Falënderimeve.

Gjeneral Jashari dhe delegacioni i tij u prit në Kampin Bondsteel nga kolonel Mabis për të festuar Ditën e Falënderimeve, që shënon një prej traditave më të vjetra të popullit amerikan.

Gjeneral Jashari shprehu falënderim të veçantë për ushtarakët amerikan dhe kolonelin Mabis për shërbimin gjatë misionit të tyre në Kosovë si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes.

Mbështetja e vazhdueshme e aleatëve të FSK-së është motivim shtesë për pjesëtarët e FSK-së për të performuar në standardet më të larta, thuhet në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat