E përfshiu me një grup kriminal, zv/ministri paralajmëron padi ndaj deputetes së AAK-së

Aktuale

E përfshiu me një grup kriminal, zv/ministri paralajmëron padi ndaj deputetes së AAK-së

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 22:32
Mentor Arifaj

Mentor Arifaj, zëvendësministri i ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dheTregtisë, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, e cila mes tjerash, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e akuzoi atë si të implikuar në një grup kriminal.

“DEMANTOJ deklaratën e deputetes Albana Bytyqi të bërë me datën 24.11.2022 në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku mes tjerash përmend edhe emrin tim, në cilësinë e ish Zëvendësministrit të Ekonomisë”.

Sipas tij, deklarata e saj është absolutisht e pavërtetë dhe e pabazë.

“Kërkoj nga deputetja Bytyqi që shpifjet ndaj meje ti tërheq dhe të kërkojë falje publike, njëherit do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj shpifjeve dhe akuzave të pabaza me qellim që të dëmtojnë imazhin dhe integritetin tim”, shkroi ai në Facebook.

Ai shpërndau edhe fjalimin e deputetes Bytyqi.

“… janë disa persona aty të përfshirë në këtë akt kriminal dhe sa herë është tentuar të ecet përpara ata persona kanë shtrirë ndikimin dhe kanë parandaluar gjithçka, andaj unë kam informata se disa herë keni diskutuar këtë çështje mirëpo nuk keni ndërmarr asnjë hap, mendoj këtu ka zëvendësi, ish zëvendësministri Arifaj, i cili është marr me këtë çështje mirëpo asnjëherë nuk ka ecur tutje, për me tepër sipas informatave që kam aj ka bashkëpunuar ngushtë me këtë grup për të ndal edhe procedimin e kësaj çështje me këtë grup dhe gjithashtu edhe me organe kompetente…”, citoi Arifi të ketë thënë ligjvënësja opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat