Për Ditën e Flamurit, Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri – Ahmeti zotohet edhe për projekte të tjera

Aktuale

Për Ditën e Flamurit, Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri – Ahmeti zotohet edhe për projekte të tjera

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 10:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Lipjanit ka përuruar objektin e ri në Ditën e Flamurit, 110-vjetrorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Imir Ahmeti tha se pikërisht në këtë festë të madhe të Kombit tonë kanë vendosur të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Komunës.

Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët dhe shqiptarët ku do që janë për Ditën e Flamurit, duke u zotuar edhe për projekte të tjera.

Të dashur qytetarë të Komunës së Lipjanit, Urime Festat e nëntorit, Urime Dita e Flamurit”.

Ai ka sqaruar se objekti i Komunës është i ndërtuar dhe i financuar 100% nga mjetet e buxhetuar të hyrat vetanake nga taksat e qytetarëve të Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat