“Mëngjesi i ditës së nesërme është shumë problem”- Kurti zbulon bisedën me ambasadorin amerikan për veriun

Aktuale

“Mëngjesi i ditës së nesërme është shumë problem”- Kurti zbulon bisedën me ambasadorin amerikan për veriun

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 14:00
Kryeministri Albin Kurti

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka komentuar deklaratën e tij në lidhje me informacionet më të shumta që kishte ambasadori amerikan në Prishtinë për çështjen e veriut.

Ai ka theksuar se askush nuk duhet të befasohet për këtë çështje.

“Së pari unë nuk besoj që ka arsye që askush të befasohet pse ambasadori amerikan në një situatë konkrete të sigurisë paska pasur më shumë informacion se kryeminsitri”, theksoi ai fillimisht.

Kjo deklaratë është në linjë me deklaratën e fshirë në intervistën për FAZ.

Ndryshe, Kurti ka shpjeguar gjatë seancës edhe komunikimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

"Ambasadori amerikan kur më ka thirrë mua teksa kthesha nga Tirana në Prishtinë pasi prej Frankfurtit aterova në Tiranë pasi s’kisha lidhje tjera që të mbrrijë sa më parë në Prishtinë. Unë kam biseduar me të dhe ai e ka shprehur brengën e sigurisë për mengjesin e nesërm, ai nuk ka thënë 10 muaj, ai ka thënë shteti i kosovës i drejt efikas. Por mëngjesi i ditës së nesërme është shumë problem. Ai, është vertët që ka kërkuar shtyrje por nuk ka thënë 10 muaj por 48 orë. Brenda 48 orëve ka ndërruar komplet deklarata e Borellit. Pra të hënën dhe të enjtën keni dy deklarata krejt të ndryshme të Borellit, në ato 48 orë Borelli e ka ndryshuar deklaratën jo unë qëndrimin deklarata e Borellit në mbrëmjen e së enjtës është pakrahsimisht më e mirë se mbrëmjen e së hënës. Ambsadori nuk tha nesër shtyje 10 muaj por tha nëser është rrezik shtyje 48 orë." - deklaroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat