Lajmi i fundit - Ekzekutohet pagesa prej 100 euro për studentët

Aktuale

Lajmi i fundit - Ekzekutohet pagesa prej 100 euro për studentët

Nga: N. Sh. Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:44
Ilustrim

Janë ekzekutuar pagesat prej 100 eurove për studentët.

Kështu ka bërë të ditur ministri Hekuran Murati.

"50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq.

Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar.

Qeveria për studentët", ka shkruarn Murati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat