Forumi i Gruas së LDK-së dënon vrasjen e shtatzënës

Aktuale

Forumi i Gruas së LDK-së dënon vrasjen e shtatzënës

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:32
Jehona Lushaku

Forumi i Gruas i LDK-së ka dënuar vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

Kryetarja e këtij forumi, Jehona Lushaku ka kërkuar që urgjentisht të shkarkohen të gjithë personat përgjegjës që nuk kanë ofruar siguri për shtatzënën e cila mbeti e vrarë

në prag të lindjes së foshnjës së saj.

Lushaku theksoi se rastet monstruoze si ky, shpërfaqin dështimin e shumë hallkave të shtetit për të siguruar jetën e shumë grave në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat