Ishte përgjegjës për ta mbrojtur gruan që u vra brutalisht, Komandanti e mbyll telefonin

Aktuale

Ishte përgjegjës për ta mbrojtur gruan që u vra brutalisht, Komandanti e mbyll telefonin

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:10
Naser Sinani

Ndonëse, ishte nën mbrojtjen e stacionit policor që ai drejton, Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, nuk ka dashur të komentoj rastin e vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

E ndjera, Hamide Magashi ka pasur urdhër-mbrojtje për gjashtë muaj nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Mbrojtja e gruas së ndjerë ka qenë kompetencë e Policisë së Lipjanit.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt kompetent për zbatimin e urdhrit është Policia e Kosovës.

“Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.

Media ka kontaktuar komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinanin po ai e ka mbyllur telefonin duke thënë se gjendet jashtë.

“Për çdo informatë I drejtoheni zyrës për media se jam jashtë”, tha ai shkurt duke e mbyllur telefonatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat