A mund të shpëtohej foshnja e shtatzënës së vrarë, u.d e drejtoreshës së SHKUK-së nuk e thotë asnjë fjalë

Aktuale

A mund të shpëtohej foshnja e shtatzënës së vrarë, u.d e drejtoreshës së SHKUK-së nuk e thotë asnjë fjalë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:38
QKUK

Iu kërkuar dorëheqja morale, por Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës të SHSUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka mundur të shpëtohet fëmija në barkun e shtatzënës së vrarë.

Ajo pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është larguar nga objekti i Kuvendit, duke mos e thënë asnjë fjalë para gazetarëve.

Pas vrasjes së 35-vjeçares mbrëmë, ka pasur pikëpyetje se cilat ishin përpjekjet e QKUK-së për shpëtimin e foshnjës pas konstatimit të vdekjes së nënës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka kërkuar përgjegjësi nga të gjitha institucionet përkatëse, teksa ka paralajmëruar se do të ketë shkarkime e dorëheqje qoftë edhe nga Ministria e Shëndetësisë, në rast se vërtetohet se personat përgjegjës nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur viktimën.

“Kemi edhe disa informacione të tjera që për shkak të hetimeve nuk mund ti bëjmë të ditura. Por, ju garantoj që secili prej institucioneve, qoftë nga Policia, qoftë nga MSH, qoftë nga qendrat për punë sociale janë të obliguar të verifikojnë secilin veprim institucional prej momentit kur është raportuar dhuna ndaj viktimës. Ky rast na tregon që edhe përkundër veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë. Ky rast duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë derisa të ofrojmë siguri të plotë për gratë”, tha Haxhiu.

I dyshuari për vrasjen e 36-vjeçares, ish-bashkëshorti Sokol Halili ndodhet ende në arrati.

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme të ish-gruas së tij në oborrin e QKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat