​Lushtaku: Sveçla me projektligjin për administratën publike ka “pushkatuar” zyrtarët publik

Aktuale

​Lushtaku: Sveçla me projektligjin për administratën publike ka “pushkatuar” zyrtarët publik

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:16
Foto nga takimi

Gjatë shqyrtimit të Projektligiit për zyrtarët publik në Komisionin për Administratë Publike, deputeti Mërgim Lushtaku ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me këtë projektligj ka “pushkatuar” zyrtarët publik me shkeljet flagrante të pozitës së tyre.

Ministri Sveçla e ka cilësuar si mesele komentin e deputetit Lushtaku.

Teksa Sveçla theksoi se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij do të jetë dhimbshme.

Kryetari i Komisionit Valon Ramadani komentet e deputetit Lushtaku i ka cilësuar ofenduese. Deputeti nga AAK, Pal Lekaj vlerësoi se me Projektligjin për zyrtarët publik nuk do të ketë reformë, por dereformë, që sipas tij, do të shkaktoj probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat