Ministrja ngushëllon motrat e 35 vjeçares së vrarë

Aktuale

Ministrja ngushëllon motrat e 35 vjeçares së vrarë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:40
Albulena Haxhiu në varrimin e Hamide Magashit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me një pjesë të ekipes së saj po merr pjesë në varrimin e Hamide Magashit.

Media është duke e përcjellur nga afër ceremoninë e varrimit, nga pamjet është parë se ministrja me lot në sy i ka vendos lule tek varri të ndjerës.

Pas kësaj Haxhiu ka ngushëlluar motrat e viktimës 35 vjeçare e cila në barkë po mbante edhe foshnjën e saj.

Gjendja e familjarëve të viktimës është parë që është tejet e rëndë.

Lotët e mërzinë nuk mundën t`i ndalin as familjarët e të afërmit e tjerë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat