Politologu Maloku: Kosova s’mund të pres diçka të re nga Samiti i BE-së në Tiranë

Aktuale

Politologu Maloku: Kosova s’mund të pres diçka të re nga Samiti i BE-së në Tiranë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:46
Albinot Maloku

Politologu, Albinot Maloku thotë se Kosova nuk mund të pret diçka të re nga Samiti i Bashkimit Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor që mbahet të martën në Tiranë.

Ai thotë se ajo çfarë mund të paraqesë në këtë Samit presidentja e vendit, Vjosa Osmani është përparimi që ka bërë Kosova krahas kërkesave të BE-së.

“Ajo çka mundet Kosova në këtë Samit është vetëm prezantimi i vullnetit të mirë të Kosovës, përparimit që ka bërë Kosova në rrafshin e kërkesave të BE-së në raport me gjithë ato nevoja që janë prezantuar ose ato kushte që ishin për Kosovën… Gjithsesi që palët duhet marrë pjesë përfaqësuesja e Kosovës, që i bjen me qenë një përfaqësuese e unitetit të përgjithshëm në këtë takim dhe për pasojë kjo tregon që samiti i cili do të mbahet në Tiranë nuk është se do të sjellë diçka të re konkrete për ato çka Kosova pret dhe çka ka pasë nevojë në vazhdimësi”, tha ai.

Madje, Maloku thotë se është skeptik se nga ky Samit mund të ketë diçka pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Unë nuk pres shumë nga ky Samit gjithsesi sikur ndoshta do të kishim pas diçka të prekshme deri më tani siç ka qenë pritja e madhe e liberalizimit të vizave ajo nuk ndodhi dhe ai motivacioni thelbësor i qytetarëve proevropian të Kosovës nuk është se janë besues siç kanë qenë më përpara”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat