Hykmete Bajrami pas dënimit të hajnave të 2.1 milionshit: Hajant e kanë vendin në burg

Aktuale

Hykmete Bajrami pas dënimit të hajnave të 2.1 milionshit: Hajant e kanë vendin në burg

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:39
Hykmete Bajrami

Ish ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës për dënimin e dy personave që vodhën 2.1 milion euro nga Thesari i Shtetit.

Gjykata e shkallës së parë i dënoi me 21 vjet burgim Labinot Grudën e Kadri Shalën për vjedhjen e parave të shtetit.

Ish-ministrja Hykmete Bajrami në një postim në Facebook ka deklaruar se vendimi i sotëm tregon se kur ka bashkëpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelën pa u ndëshkuar.

Postimi i plotë:

E denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit dhe sot ka vendim të Gjykatës. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.

Vendimi i sotshëm i Gjykatës tregon se kur ka bashkëpunim në mes të institucioneve, rastet e vjedhjeve nuk ngelën pa u ndëshkuar.

Unë besoj shumë se organet e drejtësisë dhe institucionet tjera përgjegjëse do të bashkërendojnë aktivitetet, që mjetet e vjedhura të kthen sa më parë në buxhetin e shtetit.

Hajant e kanë vendin në burg. Secili zyrtar që abuzon duhet të zbulohet, të denocohet dhe hajant duhet të marrin dënime kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat