“Qytetarët presin votën pro Trust-it”, thotë Bekim Haxhiu pasi iniciativa kaloi në Komision

Aktuale

“Qytetarët presin votën pro Trust-it”, thotë Bekim Haxhiu pasi iniciativa kaloi në Komision

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:22
Deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu

Në këtë kohë krize reflektimi i deputetëve për çështjen e Trust-it është i domosdoshëm, ka thënë nismëtari i parë i iniciativës për lejimin e tërheqjes së deri në 30% të mjeteve të Trustit, Bekim Haxhiu. Kjo pasi kjo inciativë kaloi më Komisionin për Buxhet.

Qytetatër presin votën pro kësaj nisme, u shpreh Haxhiu, teksa njoftimit të tij ia bashkëngjiti një fotografi proteste të qytetarëve për lejimin e Trust-it.

“Ne mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere kaloi Nisma Legjislative për Trustin”, tha Haxhiu.

“Së shpejti kjo nismë do të votohet edhe në Kuvend ku qytetarët presin votën Pro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat