Agim Bahtiri thotë se u sha me Radojçiqin: Më ndalën do gazetarë, më kapën e s’më lanë me shku

Aktuale

Agim Bahtiri thotë se u sha me Radojçiqin: Më ndalën do gazetarë, më kapën e s’më lanë me shku

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 23:20
Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thënë se ishin sharë me nënkryetarin e Milan Radojçiq.

Por sipas tij, e ndaluan disa gazetarë që të shkojë tek ai.

Ai ka rrëfyer se me Radojçiq ishin sharë, dhe se u ndalua nga gazetarët që situata të mos eskalojë më shumë.

“Ju e dini shumë mirë që jemi sha me nënë, dhe unë kam shku drejt tij, gazetarët që ka qenë prezentë në urën e Ibrit, më kanë kapë dhe nuk më kanë lënë me shku te ai. Ai e din shqipen shumë mirë, por jemi sha në gjuhën serbo-kroate. Hyra brenda, dhe ka kërkuar pasi AKR-ja atë kohë i ka psë marrëveshje katër ministri, ka kërkuar nga unë, se isha zv/president që Listës Serbe t’i japin ministrinë e Bujqqësisë, dhe unë i kam thënë a e dini që kjo punë nuk bëhet.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat