PDK-ja pjesë e takimit të thirrur nga presidentja Osmani, por kundër shtyrjes së zgjedhjeve në veri

Aktuale

PDK-ja pjesë e takimit të thirrur nga presidentja Osmani, por kundër shtyrjes së zgjedhjeve në veri

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 13:40
Memli Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e takimit të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, me partitë politike për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Nga PDK-ja për Klankosova.tv kanë thënë se do të jenë pjesë e takimit, por se qëndrimi i tyre dihet që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq edhe Zubin Potok.

Presidentja Osmani ka ftuar të gjitha partitë politike në takim nga ora 14:30.

Pjesë e këtij takimi nuk do të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pasi që janë pro shtyrjes së zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat