Anton Quni tregon se si e ndërtuan korridorin në kufirin Kosovë – Shqipëri, i cili do t’i rezistonte sulmeve serbe

Aktuale

Anton Quni tregon se si e ndërtuan korridorin në kufirin Kosovë – Shqipëri, i cili do t’i rezistonte sulmeve serbe

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:41
Anton Quni

Ish-koloneli dhe njëherit deputeti i LDK-së, Anton Quni i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova ndër të tjera ka folur edhe për Betejën e Kosharës.

Ai ka thënë se nevoja për të mbijetuar si autoritete ushtarake dhe detyra për të larguar nga mendja e qytetarëve të Kosovës edhe propagandën serbe, e cila kishte krijuar përshtypjen se ata janë të pathyeshëm, kishte bërë që të mendonin ta rikthenin këtë situatë në favor të tyre.

“Mund të them se deri diku kjo propagandë krijoi një efekt. Njerëzit filluan të demoralizohen. Ashtu siç e ngritën shpejt entuziazmin për t’u mobilizuar, ashtu shpejt edhe e humbën. Ne e menduam se mund të ndërtojmë kapacitete të mjaftueshme që së paku të hapim një korridor permanent, të qëndrueshëm, i cili do t’i rezistoj të gjitha sulmeve të forcave serbe, dhe nëpermjet këtij korridori do të furnizoheshin Njësit brenda territorit të Kosovës. Me vetë këtë akt, ne ishim të bindur se do ta kthenim moralin edhe te qytetarët, por edhe te formacionet ushtarake të cilat në atë kohë ishin në dilema, se a do të mund ta përjetonin një ditë lirinë”, u shpreh Quni.

Ish-koloneli tha se duke i pasur parasysh problemet që kishin ndodhur më herët brenda formacioneve ushtarake, e menduan se duhet t’i  kontaktonin edhe autoritetet e komandës së zonës së Dukagjinit, dhe autoritetet e Shtabit të Përgjithshëm që ky mision të kishte edhe mbështetjen e tyre. Përveç kësaj, ata kishin kontaktuar edhe zyrtarë të lartë të ushtrisë së Shqipërisë.

“Është dashtë kohë, është dashtë mundim që t’i bindim, se ne do t’ia dalim me këto detyra, dersa ta fitojmë edhe përkrahjen e tyre”, tha ai.

Për ta kryer këtë operacion, Quni tha se u është dashur që të kenë një unifikim edhe politik edhe ushtarak, por që gjithnjë ky operacion është mbajtur sekret deri në momentet e fundit.

Këto dhe sekush është meritor për këtë operacion, Quni dha një përgjigje të cilën mund ta dëgjoni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=955mwQ4M9gQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

Emisioni i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=oj1ChdcpvoI&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat