Zhvillimet dramatike në veri/ Kurti ‘godet’ Vuçiqin dhe qeveritë e kaluara – ka një thirrje për serbët e Kosovës

Aktuale

Zhvillimet dramatike në veri/ Kurti ‘godet’ Vuçiqin dhe qeveritë e kaluara – ka një thirrje për serbët e Kosovës

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 10:56 Përditësuar në ora: 14:04 më 11.12.2022
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla

Kurti zbulon kërkesën e KFOR-it: Po i presim!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se KFOR’i u ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave, derisa e ka ftuar që të garantojë lirinë e lëvizjes.

Kurti tha se beson se kjo është rruga më e mirë e mundshme për zgjidhjen e situatës. 

“KFOR po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR’in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjishme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kurti e quajti bllokimin e rrugëve si të papranueshëm, derisa tha se s’duhet të përsëritet në të ardhmen.

“Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje KFOR’it që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR’i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurtë, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes, nga banda kriminale që qëllojnë mbi Policinë tonë e mbi policinë e EULEX’it, jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet edhe të jetë i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen. Andaj ne po presim”, tha Kurti./

Sveçla jep detaje për veriun: Mbrëmë u ngritën gjashtë barrikada, u hodhën shok-bomba e pati shkëmbime zjarri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-polici i PK-së, Dejan Pantiq, me arsye, siç tha ai, pengimin që Pantiq të dërgohej në jug, pas caktimit të masës së ndalimit prej 48-orësh.

Ai tha gjithashtu se mbrëmjen e 10 dhjetorit është shkëmbyer zjarr afër digës së Ujmanit.

“Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba, ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe, pranë digës së liqenit të Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vënë nën kontroll dhe është nën vëzhgim shtesë”.

Kurti u kërkon serbëve lokalë që të distancohen nga Vuçiqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe se ata duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe "regjimi i [Aleksandar] Vuçiqit, i cili i financon dhe kërkon luftë”.

Ai akuzoi Serbinë se dëshiron të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës dhe se dëshiron të destabilizojë gjithë rajonin e Ballkanit.

Kurti tha se të gjitha institucionet e Kosovës do të jenë vigjilente për të mundësuar vendosjen e paqes, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-polici i PK-së, Dejan Pantiq, me arsye, siç tha ai, pengimin që Pantiq të dërgohej në jug, pas caktimit të masës së ndalimit prej 48-orësh.

Ai tha gjithashtu se mbrëmjen e 10 dhjetorit është shkëmbyer zjarr afër digës së Ujmanit.

“Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba, ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe, pranë digës së liqenit të Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vënë nën kontroll dhe është nën vëzhgim shtesë”.

Sveçla i bën thirrje serbëve për largim të menjëhershëm të barrikadave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri, duke i bërë thirrje organizatorëve që të largojnë menjëherë barrikadat.

“Meqë barrikadat e vendosura dje nuk janë hequr ende, i bëj thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë organizimeve të këtyre grupeve kriminale, ndërsa iu bëj thirrje organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave”, ka thënë Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë e të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve tanë“, shtoi ai.

Sveçla tha se arsyeja e vënies së barrikadave është tentimi për të mos lejuar që ish-zyrtari i arrestuar, Dejan Pantiq, të dërgohet në jug të Mitrovicës, për procedura të mëtutjeshme.

Kurti godet qeveritë e kaluara: Bënin qeveri me kriminelë, nënshkruan që FSK të mos shkojë në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e cila u mbajtë pas tensioneve në veri. 

Ai ka fajësuar Qeveritë e kaluara për gjendjen në veri, duke thënë se bënin marrëveshje me “kriminelë si Radoicici dhe Veselinoviqi” dhe se nënshkruan marrëveshje që FSK’ja të mos dërgohej në veri.

“Me kriminelë si Radocici dhe Veselenivoqi bëhej marrëveshje edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës, edhe për të blerë qetësi në veri të vendit, ku pasi kishin nënshkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të dërgohej atje, tolerohej kontrabanda, zgjedhjet e Serbisë, dinari serb, targat ilegale të Serbisë, mospagesa e taksave as lokale e as qendrore, mospagesa e furnizimin me ujë e energji. Kjo përbën mosushtrim të obligimeve kushtetuese dhe detyrimeve ligjore, andaj një situatë e tillë padyshim që është e papranueshme për një shtet demokratik, evropian e prosperues sic është Republika e Kosovës, ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm”, ka deklaruar Kurti. 

Kurti ka folur edhe për shtyrjen e zbatimit të disa vendimeve, duke thënë se “çdo shtyrje i skadon afati”.

“Ne duam të veprojmë me kujdes, duke kuptuar ndjeshmërinë ndaj situatës. Këtë e kemi dëshmuar gjatë gjithë kohës. Në fakt për shkak të brishtësisë së situatës atje dhe partneritetit me miqtë tanë, partnerët tanë evropiane e amerikanë kemi toleruar shtyrje disa herë të zbatimit të vendimeve tona, por çdo shtyrje edhe i skadon afati. Ne nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim që kemi marrë sepse nuk mund te heqim dorë nga ligjshmëria, kushtetueshmëria e obligimet që i kemi për shkak të përgjegjësive që I kemi marrë. Paligjshmëria nuk do të durohet, nuk do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tone”, deklaroi Kurti.

Ai ka pasur edhe një ftesë për serbët e Kosovës.

“Unë i ftoj të gjithë serbët në Kosovë që të punojnë bashkë me neve, të jetojnë bashkë me neve, të kuvendojnë bashkë me neve, të qeverisin bashkë me neve. Serbia dëshiron kthim në kohën e luftës kur ka kryer masakra e gjenocid në Kosovë. Ne dëshirojmë të ardhme demokratike, prosperuese e evropiane”, deklaroi Kurti.

Kurti: Serbia po kërkon të vazhdojë luftën që e humbi, kjo përbën kërcënim për shtetin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka thënë se Serbia po kërcënon sërish me luftë.

“Ajo që ne e dinim prej kohësh u shpërfaqë në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 viteve dhe udhëhiqet me një kastë të njëjtë politikanësh me në krye me ish-zëdhënësin e Millosheqvit.

“Serbia nuk po e fsheh që kërkon të vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat