Pendarovski-Konjufca: Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie pozitive dhe pa çështje të hapura

Aktuale

Pendarovski-Konjufca: Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie pozitive dhe pa çështje të hapura

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 14:21
Foto nga takimi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka pritur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Pendarovski thekson se kishte takim konstruktiv me Glauk Konjufcën.

“Ne mbajmë marrëdhënie pozitive me Kosovën, me dialog të hapur në të gjitha nivelet dhe pa çështje të hapura.

Biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar, si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rrugët që do të çonin në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore”, shkruan Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat