Situata në veri, KFOR-i ka një thirrje dhe një paralajmërim

Aktuale

Situata në veri, KFOR-i ka një thirrje dhe një paralajmërim

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:00
KFOR

Për situatën në veri, nga KFOR është thënë se e vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut.

Në reagimin e KFOR-it është shtuar se duhet të arrihet një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Po ashtu, thuhet se është e rëndësishme që të shmanget çdo përshkallëzim.

Tutje, shtohet se KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat