Terrori serb në Kosovë, vjen thirrja: Ngritu o popull shqiptar në protesta dhe në demonstrata!

Aktuale

Terrori serb në Kosovë, vjen thirrja: Ngritu o popull shqiptar në protesta dhe në demonstrata!

Nga: A.ZH Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Rudarë, Zveçan

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Muhamet Kelmendi, ka kërkuar protesta dhe demonstrata nga populli shqiptar, pas kërcënimeve të Serbisë, me luftë në Kosovë.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet kundërshtuar terrori i bandave kriminale të Aleksandar Vuçiqit në Kosovë.

Ai ka kritikuar edhe kryediplomatin evropian Josep Borrell, se po barazon terrorin serb me të drejtën legjitime të shtetit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i Kelmendit:

Thirrje

Ngritu o popull shqiptar në protesta dhe në demonstrata.

Kudo në botë, në atdhe e në Kosovë.

Bëhu një me interesin vital të kombit.

Serbia po kërcënon me luftë.

Bandat kriminale të Vuçiqit po bëjnë terror në Kosovë.

BE me gojën e z.Borell, barazon terrorin serb me të drejtën legjitime të shtetit të Kosovës.

Këtë duhet kundërshtuar.

Përpara drejtë fitores.

Rroftë populli shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat