‘Shpërthen’ Halil Geci: Këta politikanë po të ishin në një shtet evropian, do të dënoheshin me burgim të përjetshëm! Emrat

Aktuale

‘Shpërthen’ Halil Geci: Këta politikanë po të ishin në një shtet evropian, do të dënoheshin me burgim të përjetshëm! Emrat

Nga: N. Sh. Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka shpërthyer përsëri në akuza ndaj politikanëve në Kosovë.

Këto akuza ai në veçanti i ka për PDK-në dhe LDK-në, apo për Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën.

Ai thotë se po të ishin në një vend evropian, këta do të dënoheshin me burgim të përjetshëm për tradhti.

Kjo për faktin se kanë nënshkruar Asociacionin për komunat me shumicë serbe.

Postimi i plotë:

Dëmin që e bënë politikani nuk e bënë Atomi

Po te ishte Zajednica aq e thjeshtë, ata që e kanë nënshkruar dhe ratifikuar në parlament, kanë pasur mundësi dhe kohë ta jetësojnë sa ishin vetë në pushtet që nga 2013.

Dëmin dhe tradhtinë që ia kanë bë Kosovës dy partit si motra PDK-LDK duke i mbështetur liderët e tyre në tradhti, nuk ka mundësi të riparohet, pa gjak dhe sakrifica.

Sikur Hashimi dhe Isa të kishin në dorë atomin, dhe të aktivizonin në mesin e Prishtinës, e të mos lenin shqiptarë të gjallë, më keq dhe më zi nuk kishin ditur me i bë Kosovës, se sa që ia kanë bë me Zajednicë dhe exstra territore për manastire, si dhe demarkcionin me Malin e Zi..!

Krahasimi im tërheq dy paralele tradhtarët e PDK-së dhe LDK-së së bashku me mbështetësit e tyre defatoret dhe tupangjitë që tetuan ta shpërbëjnë Kosovën me nënshkrimin e Zajdnicës me kompetenca ekzekutive të Komunave serbe, si dhe miratimin e exstra teritoreve, janë tradhëti të pastra kombëtare.

Vendimet e gjykatës kushtetuse, në të dyja rastet, si për rastin e Zajednicës si për extra territoret e manastireve nuk janë asgjë tjetër, pos jorgan i hershëm i ndërtuar nga Polari dhe Isa për t’ua mbuluar tradhtitë dhe poshtërsit e tyre.

Po të ishin këta politkanë që i nënshkruan këto tradhëti në cilin do shtet nga shtetet Evropiane, do të përfundonin nënë pranga për tradhti  dhe do të denoheshin me dënime të përjetshme. 

Sikur këta tradhëtar ta bënin Kosovën si Hiroshimën dhe Negasake, shumë më lehtë do të ishim ringjallur se sa çka i kanë bë atdheut me Zajednicen dhe me exstra territore për manastiret, së paku ata që do të mbetnin  gjallë do e kishin atdheun e tyre te pa cenuar.

Tërheqja e këtyre dy pareleve se a ma dëm i bën atdheut politikani i shitur apo eksplodimi i ATOMIT, po na del se Politika tradhtare është 10 herë më e dëmshme se atomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat