Nezir Kraki vjen me një reagim të ashpër ndaj atyre që po “kukasin” për veriun”: Keni me dështu o qyrrana!

Aktuale

Nezir Kraki vjen me një reagim të ashpër ndaj atyre që po “kukasin” për veriun”: Keni me dështu o qyrrana!

Nga: A.ZH Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:22
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka publikuar një reagim të ashpër ndaj analistëve në studiot televizive në Prishtinë.

Ai ka thënë se ata po vajtojnë për interesat e Serbisë në Kosovë, pasi sipas tij, të njëjtët shpresojnë që “bandat e tyre politike të rikthehen afër buxhetit të shtetit e vila të reja ilegale të ndërtohen në Brezovicë”.

Por, sipas Krakit, përpjekjet e tyre për vazhdimin e kaosit në veri të Kosovës, do të dështojnë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Lehjet e jargitjet skutave e studiove të Prishtinës nuk duhet të merren seriozisht edhe pse dëm po i bëjnë Kosovës.

Këta endacakë që lehin shqip e mendojnë serbisht, duhet të injorohen nga qytetarët siç injorohen qentë në grup tek rruga B.

Kanë muaj që vajtojnë e kukasin për interesat serbe në Kosovë, sepse pikërisht brenda atyre interesave këta të paftyrë janë faktorizu e pasuru në dhunim të çdo parimi ligjor e moral. Beratizimi i shoqërisë është disa shkallë më keq se klientelizimi klasik i saj. Kur beratizohesh në Kosovë nuk mjaftohesh me punu veç për interesin personal, punon edhe për interesin e armikut. Prandaj, çdo veprim i tyre është sot në vijë me interesat e Serbisë.

Kanë muaj që bëjnë thirrje për lëshime të reja ndaj Serbisë me shpresën që bandat e tyre politike të rikthehen afër buxhetit të shtetit e villa të reja ilegale të ndërtohen në Brezovicë. Misioni i tyre është vazhdimi i kaosit në veri dhe propagandimi se ajo pjesë nuk është e Kosovës.

Keni me dështu o qyrrana.

Qyp atje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat