Peticion që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës, duhen 25 mijë nënshkrime që Zelensky t’i përgjigjet

Aktuale

Peticion që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës, duhen 25 mijë nënshkrime që Zelensky t’i përgjigjet

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:52
Ilustrim

Oleksiy Goncharenko, deputeti ukrainas përkrahës i pavarësisë së Kosovës, ka nisur një peticion për njohjen e Kosovës nga Ukraina.

Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dueht t’i përgjigjet asaj, ka njoftuar deputeti.

“Në sfondin e përkeqësimit të situatës në Kosovë dhe politikës agresive të Serbisë ndaj Kosovës, sugjeroj që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, të shqyrtojë mundësinë e njohjes së sovranitetit shtetëror dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Goncharenko.

Arsyen se pse Ukraina duhet që sa më parë ta bëjë, Goharchenko i ka shpjeguar me faktin se Kosova njihet nga gjysma e shteteve të Kombeve të Bnashkuara, si dhe ka cituar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e shtetit të Kosovës nuk shkel aktet dhe rezolutat ndërkombëtare.

“Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron këto toka si serbe. Në të njëjtën kohë, propagandistët e Kremlinit pretendojnë se është e nevojshme të vendoset ‘i njëjti rend si Putini më 24 shkurt’ në Ballkan. Dhe përfaqësuesit e partisë së presidentit serb Vuçiq folën për ‘denazifikimin e Ballkanit’. Rusia, së bashku me Serbinë, po përpiqet të nisë një luftë, duke i justifikuar veprimet e saj si çështje kombëtare”.

“Tani për tani, njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të dëshmojë mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij shteti. Dhe do të tregojë gjithashtu se Ukraina, së bashku me botën demokratike, mbështet drejtësinë dhe qëndron në anën e së vërtetës”.

“Rezoluta ime për njohjen e pavarësisë së Kosovës qëndron në Verkhovna Rada pa marrë parasysh. Prandaj, me këtë peticion, së bashku me publikun, kërkojmë nga presidenti i Ukrainës që sa më shpejt të marrë një vendim lidhur me Kosovën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat