“Jo nga Ramush Haradinaj”-Ushtaraku shqiptaro-amerikan tregon kush e themeloi Ushtrinë e Kosovës

Aktuale

“Jo nga Ramush Haradinaj”-Ushtaraku shqiptaro-amerikan tregon kush e themeloi Ushtrinë e Kosovës

Nga: M.L. Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:07
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e ka uruar sot me rastin e katër vjetorit të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook. Haradinaj shkroi se ndihet krenar që ka vënë një gur për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kosovë, urime katër vjetori i Ushtrisë!

Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës!”, shkroi mes tjerash Haradinaj.

Por, kësaj deklarate të Haradinajt i është kundërpërgjigjur ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha.

Ai ka thënë se FSK-në e ka krijuar populli kryengritës i Kosovës me ndihmën e SHBA-së, e jo Haradinaj.

Postimi i plotë:

FSK-në e ka krijuar populli kryengritës i Kosovës me sakrificat e tij dhe me pëlqimin/aprovimin dhe rekomandimin e plotfuqishëm të SHBA-së e jo nga Ramush Haradinaj.

Pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së në Kosovë në vitin 1999, SHBA i premtoi vetës që ky popull duhet ta mbrojë vetën dhe ne (SHBA) do ta bëjmë të mundshëm plotësimin e kësaj ëndrre.

Dhe do të nisim iniciativën për krijimin e një force e kombëtare që një ditë me ndihmën tonë (të SHBA-së) do të ketë një forcë ushtarake me të gjitha kapacitetet e nevojshme për mbrojtjen e tokës që i takon.

Ramushi vetëm po na shet ëndrra të Nasredin Hoxhes. Ramushi duhet ta dijë se populli nuk janë një tufë e deleve dhe as nuk hanë barë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat