PIPOS ka publikuar një sondazh ku pyetja ka qenë se cili politikan është më i pëlqyer për ta.
Sipas matjeve, kryeministri Albin Kurti është i pari me 26,7 për qind.
I dyti vjen kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka 20 për qind, i pasuar nga lideri opozitar, Memli Krasniqi me 17% dhe Ramush Haradinaj i AAK-së me 7.2 pwr qind
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka 11.8 për qind.
Në anën tjetër, 9.8 për qind e qytetarëve mendojnë se asnjëri nga ta nuk është i pëlqyer për ta, ndërsa 3.8 për qind thonë se ‘nuk e di, refuzoj’.
Përqindjen më të vogël të pëlqyeshmërisë sipas sondazhit e mbajnë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me nga 0.4 për qind.