Vendoset një barrikadë e re në një rrugë alternative në Zupç, qëllim bllokimi policisë

Aktuale

Vendoset një barrikadë e re në një rrugë alternative në Zupç, qëllim bllokimi policisë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:17
Barrikadat në veri

Një barrikadë e re është vendosur në fshatin Zupç, të komunës së Zubin Potokut.

Siç mëson media barrikada është vendosur në një rrugë alternative, për ta pamundësuar ndërrimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, që po patrullojnë në atë pjesë.

Por, bëhet e ditur se rruga për policet edhe shqiptaret ne fshatin Çabër është e lirë nuk është e bllokuar.

Dy rrugët për në fshatin Çabër janë të lira, të kalueshme (rruga kryesore për në Bërnjak dhe rruga alternative që fillon nga fshati Gushavc). Po ashtu rruga që Policia e përdor për të patrulluar dhe për të kryer ndërrimin është e lirë.

Kjo është dita e pestë që rrugët në veri të Kosovës, janë bllokuar duke vendosur barrikada.

Në atë pjesë të vendit janë bllokuar rrugët kryesore në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok dhe duke pamundësuar qarkullimin me vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat