Tensionet në Kosovë, kjo është lëvizja e fundit e Borrellit

Aktuale

Tensionet në Kosovë, kjo është lëvizja e fundit e Borrellit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:41
Josep Borrell

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, tha se sot në samitin në Bruksel do t’i informojë liderët e BE-së për tensionet në Kosovë.

“Ju e dini se ditët e fundit kemi pasur shumë tensione në veri të Kosovës. Unë kam dërguar përfaqësuesin tonë special Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd. Do të takoj liderët për situatën dhe do të përpiqem ta qetësoj situatën dhe të kthehem në dialog. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha diplomati spanjoll para takimit të sotëm.

Ai theksoi se është me rëndësi absolute që të ndalen trazirat, të hiqen barrikadat, të kthehet qetësia dhe diskutimi, siç tha ai, “për propozimin që kemi vënë në tryezë për të gjetur një zgjidhje të përhershme dhe koherente për tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Borell njoftoi gjithashtu se liderët pritet të konfirmojnë statusin e kandidatit të Bosnjë-Hercegovinës.

“Kjo duhet të jetë një mundësi e mirë për udhëheqësit e BiH që të punojnë në reforma,” tha Borell dhe shtoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për atë vend dhe gjithë rajonin.

Liderët e BE-së do të takohen sot në Bruksel, ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë, çështjet që lidhen me energjinë dhe ekonominë, sigurinë, mbrojtjen, marrëdhëniet me jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat