Dhjetëra serbë sot ishin në mes të Drenicës në Llaushë, gazetari jep detaje

Aktuale

Dhjetëra serbë sot ishin në mes të Drenicës në Llaushë, gazetari jep detaje

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:56
Manastiri i Deviçit

Gazetari Diamant Bajra, ka njoftuar se sot një grup serbësh kanë vizituar Manastirin e Deviçit në Llaushë të Skenderajt, në mënyrë të organizuar dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Bajra ka njoftuar se vizita e tyre ishte e qetë dhe nuk është shënuar asnjë provokim nga ana e serbëve.

Këtë vizitë, gazetari Bajra e ka ndërlidhur edhe me zhvillimet e tensionuara në Veri të Kosovës, aty ku tash e disa ditë janë vendosur barrikada në rrugë kryesore, për çka ka thënë se prapa tyre qëndrojnë vetëm grupet kriminale të orkestruara nga Beogradi.

Njoftimi i plotë:

Dhjetëra serbë sot vizituan Manastirin e Deviçit në Llaushë të Skenderajt, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, të cilët garantuan sigurinë e tyre. Vizita e banorëve serbë në një situatë të ndijshme në pjesën Veriore, ku vazhdojnë të qëndrojnë barrikada në rrugë kryesore, është dëshmi e fortë se prapa tyre qëndrojnë vetëm grupet kriminale të kontrolluara nga Beogradi.

P.s – Vizita e serbëve ishte e qetë dhe nuk u shënua asnjë provokim nga ana e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat