​Miratimi i strategjisë së energjisë, Kurti: Siguron kosto të përballueshme për qytetarët

Aktuale

​Miratimi i strategjisë së energjisë, Kurti: Siguron kosto të përballueshme për qytetarët

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:38
Qeveria e Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031 të cilën kryeministri Albin Kurti e konsideroi si dokument të rëndësishëm, i cili synon të zhvillojë një sektor energjetik të qëndrueshëm të integruar në tregun PAN-evropian.

Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për energjinë.

Sipas tij, deri në vitin 2030 parashihet që sektori energjetik të jetë i integruar në tregun PAN-evropian.

Kurti u shpreh se kjo strategji për energji i vendos qytetarët në qendër duke iu siguruar atyre qasje në energji me kosto të përballueshme.

Kurti: Strategjia synon të zhvillojë një sektor energjetik të qëndrueshëm të integruar në tregun PAN-evropian

“Sigurimi i furnizimit me energji elektrike me kosto të përballueshme dhe të pastër është thelbësor për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mirëqenien sociale të qytetarëve të saj. Kjo strategji parasheh zhvillime të shpejta e bindëse në sektorin e energjisë siç parashihet në vizionin e qeverisë për energjinë dhe në përputhje me qëllimin tonë dhe të BE-së. Strategjia synon të zhvillojë një sektor energjetik të qëndrueshëm, të integruar në tregun PAN-evropian që garanton siguri të furnizimit me energji elektrike dhe përballueshmëri për qytetarët. Strategjia parashikon një rritje dinamike të burimeve të ripërtritshme të energjisë kryesisht në teknologji të erës dhe fotomoltaike. Deri në fund të vitit 2031 parashihet të kemi 1600 megavatë kapacitete të instaluara nga burimet e ripërtritshme të energjisë. Ndërkohë investimet në kapacitet bazë e thëngjillit janë të domosdoshme për të rritur sigurinë e furnizimit në afat të shkurtër. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar me ndërtimin e tregun të përbashkët me Shqipërinë, bursa e përbashkët me Shqipërinë do të funksionalizohet në vitin që po hyjmë ndërsa bashkë-investimet në termocentralin me gaz natyror në Shqipëri tani më janë duke u shqyrtuar”, theksoi Kurti.

E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se strategjia e energjisë ka pesë objektiva strategjike përmes të cilave synohet një transformim të thellë të këtij sektori, siç u shpreh ajo drejt një të ardhme të energjisë më të pastër dhe me më shumë investime në efiçiencë të energjisë.

Ajo tha se për këtë strategji ka pajtueshmëri të plotë për objektivat strategjike për zbatim të saj.

Rizvanolli: Strategjia ka pesë objektiva kryesore, nuk parasheh termocentrale ujore por burime të ripërtritshme nga era dhe dielli

Strategjia ka pesë objektiva kryesore që janë përmirësimi i besueshmërisë së sistemit dhe sigurisë së furnizimit, dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtritshme, rritja e efiçiencës së energjisë forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut. Dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishmja, fuqizimi i konsumatorëve. Efiçienca e energjisë dhe burimet e ripërtrirshme të energjisë janë dy shtylla kryesore të kësaj strategjie dhe deri në fund të kësaj strategjie parashihet t’i kemi në sistem 1600 mgë kapacitet nga burimet e ripërtritshme të energjisë kryesisht nga era dhe diellore, ndërkohë që kapacitet e reja nga burimet ujore nuk parashihen duke marr parasysh mungesën e resurseve ujore por edhe dëmin ambiental të bërë deri më tani në zhvillimin e këtyre kapaciteteve, për të garantuar besueshmëri nga termocentralet tona nga linjiti dhe për të reduktuar emetimet e gazrave sere parashihen investimet në termocentralin Kosova A dhe B”, theksoi ai.

Ekzekutivi kosovar votoi edheProjektligjin për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për Energjinë. Me ç’rast ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky plotësim-ndryshim parasheh dy përmirësime.

Rizvanolli: Ky projektligj i plotësuar dhe ndryshuar synon dy përmirësime

“Ka për synim dy përmirësime kyçe të këtij akti së pari optimizion afatin e masave emergjente që nuk lidhen me gjendje të jashtëzakonshme të përcaktuara në Kushtetutë ky ndryshim na mundëson që t’i përgjigjemi më lehtë krizën për masën që është e domosdoshme pa barrën e madhe administrative që aktualisht kjo e përmban. Së dyti projektligji autorizion ekzekutivin të vendos masa për kursim të energjisë gjatë periudhës emergjente por duke paraparë edhe mekanizma të mbikëqyrjes dhe sanksione për subjektet që nuk u binden masave dhe kjo është pika kryesore që dallon nga ligji aktual”, u shpreh ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat