Një veturë godet automjetin e KFOR-it në Leposaviq dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Aktuale

Një veturë godet automjetin e KFOR-it në Leposaviq dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Sipas burimeve, një veturë e KFOR-it është goditur mbrëmë nga një automjet tjetër në Leposaviq.

Ngjarja ka ndodhur derisa automjeti i KFOR-it ka qenë i ndalur, ndërsa mësohet se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti i cilësuar si “Rrezikim i personave ndërkombëtarë” është lajmëruar në Polici, e me të po merret stacioni policor në Mitrovicën veriore.

Klani ka provuar gjatë ditës së sotme të marrë konfirmimin zyrtar nga KFOR-i, e edhe nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka përgjigje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat