Kusari-Lila për takimet në Zvicër: Nuk janë sekrete e as negociata

Aktuale

Kusari-Lila për takimet në Zvicër: Nuk janë sekrete e as negociata

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 13:40
Mimoza Kusari- Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka reaguar lidhur me raportimet e mediumit zviceranë  NZZ se janë mbajtur takime sekrete ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto takime të cilat  njihen si “Procesi i Soloturnit” mbahen që nga viti 2015.

Ajo ka thënë se takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata.

Siç ka shkruar ajo në këto takime marrin pjesë pozitë dhe opozitë.

“Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata. Ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Takimet organizohen për të ndihmuar në dialog dhe mbahen sipas parimit të “Chatham House rules”.Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve. Nga Kosova, të gjitha partitë parlamentare shqiptare dhe përfaqësuesit Serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë.  Sa i përket diskutimit dhe konkluzave nga takimet, ato janë publike, të publikuara në ëebfaqen e CIG-ut, përfshirë edhe takimin i cili morri publicitet, ai i datës së 11-12 Nëntorit”, ka shkruar ajo.

Mediumi zviceran, “NZZ am Sonntag” ka raportuar të shtunën se Zvicra është duke ndërmjetësuar në mënyrë sekrete çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtij raportimi, Zvicra po përpiqet të parandalojë që konflikti mes të dy vendeve të përshkallëzohet më tej pas tensioneve të fundit në veri që nisën me dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) të Zvicrës ka konfirmuar për “NZZ am Sonntag” se ka pritur përfaqësuesit kosovarë e serbë në Zvicër në mes të nëntorit.

“Një takim i tillë ka ndodhur një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës”, ka konfirmuar zëdhënësja e FDFA, Elisa Raggi, sipas shkrimit. Për arsye konfidencialiteti, FDFA-ja nuk ka treguar se ku saktësisht janë zhvilluar bisedimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat