Peticioni i deputetit të Ukrainës për njohjen e Kosovës, ka marrë 4 mijë e 345 vota deri tani

Aktuale

Peticioni i deputetit të Ukrainës për njohjen e Kosovës, ka marrë 4 mijë e 345 vota deri tani

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 14:30
Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, e ka nisur një peticion për ta njohur Ukraina si shtet Kosovën.

Deri më tani kjo nismë ka marrë 4345 vota, nga 25 mijë sa duhen në total.

Mbledhja e nënshkrimeve është ende në proces, teksa kanë mbetur edhe 84 ditë.

Ky peticion është hapur më 13 dhjetor, dhe në momentin që i arrin nënshkrimet e duhura do t’i dërgohet presidentit ukrainas Volodomyr Zelenskyt.

Ndryshe, Goncharenko ka qenë më i zëshmi në lidhje me Kosovën, madje ka qenë i pranishëm në Prishtinë, në Kuvendin, ku ka mbajtur një fjalim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat