Ahmeti: Anëtarësimi në KiE mund të ndodhë në afat rekord në krahasim me vendet e rajonit

Aktuale

Ahmeti: Anëtarësimi në KiE mund të ndodhë në afat rekord në krahasim me vendet e rajonit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:37
Kreshnik Ahmeti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, sot është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ahmeti ka deklaruar se pala kosovare është duke bërë lobim intensiv dhe se anëtarësimi në KiE mund të ndodhë në afat rekord në krahasim me vendet e rajonit. Mirëpo, ai nuk ka dhënë datë se kur mund të ndodhë i njëjti.

"Jam optimist se në raport me vendet e rajonit do të kemi një afat rekord për anëtarësim në KiE", ka thënë ai.

Këto komente, Ahmeti i ka bërë në diskutimin që ka organizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike, të martën në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat