Tahiri pret që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës për dy arsye

Aktuale

Tahiri pret që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës për dy arsye

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 13:24
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në diskutimin e organizuar nga Instituti për Studime Politike (PIPS) të martën në Prishtinë, tha se pret që Kosova të bëhet anëtare e Këshillin e Evropës.

Tahiri u shpreh se të gjithë janë të vetdijshëm se shumica e shteteve anëtare nuk i kanë dispozitat kushtetuese-ligjore më të mira se Kosova.

“Unë pres që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës për dy arsye. Të gjithë janë të vetëdijshëm se shumica e shteteve që janë anëtare aty nuk i kanë dispozitat kushtetuese-ligjore më të mira se ne. Nëse shohim me kujdes se kush është Kushtetuta e Kosovës, por mbi të gjitha edhe zbatimi dhe tereni i Kosovës, tregon se 80 për qind të serbëve të Kosovës jetojnë në territor të vetëqeverisur me 24 kompetenca në 11 komuna”.

“Kjo tregon se ligjet e diskriminimit pozitiv janë krejt në fuqi, mbi të gjitha ne nuk mund të ndryshojmë asnjë ligj vital dhe kushtetutën që prek pakicat në raport me shumicën. Krejt fryma institucionale dhe kushtetuese është multietnike”, theksoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat