Takimet “sekrete” mes Kosovës dhe Serbisë në Zvicër, Departamenti i Jashtëm jep sqarime

Aktuale

Takimet “sekrete” mes Kosovës dhe Serbisë në Zvicër, Departamenti i Jashtëm jep sqarime

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Gazeta zvicerane “NZZ Am Sonntag” ka shkruar se ka pasur takime “sekrete” mes Kosovës dhe Serbisë gjatë nëntor në Zvicër.

Departamenti i Jashtëm Federal zviceran ka konfirmuar për Klankosova.tv se përfaqësues të partive politike nga dyja vendet kanë pasur takime, një javë pasi pjesëtarë nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Në përgjigje thuhet se takimet nuk ishin zhvilluar në nivel qeveritar.

Diplomacia zvicerane mohon që ndonjëherë të ketë ndërmjetësuar takime në mes të dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një copë e rëndësishme e ‘puzzle’-it për të promovuar stabilitet dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor. Zvicra përkrah përpjekjet për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë dhe e ka bërë vazhdimisht të qartë këtë në komunikimet publike”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Federal për Punë të Jashtme për klanin.

“Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka përkrahur negociatat zyrtare të Bashkimit Evropian, me takime plotësuese joformale me përfaqësues të partive politike më të rëndësishme nga të dy vendet. Kjo ua mundësoi atyre që të shkëmbejnë pikëpamjet në çështje politike dhe të ndërtojnë mirëbesim. I fundit nga këto takime u mbajt në Zvicër, një javë pasi serbët u tërhoqen nga institucionet kosovare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat