Gazetari norvegjez publikon fotografi nga paslufta në Kosovë, kur KFOR-i sillte material ndërtimor

Aktuale

Gazetari norvegjez publikon fotografi nga paslufta në Kosovë, kur KFOR-i sillte material ndërtimor

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Gazetari dhe profesori norvegjez, Kenneth Andresen ka publikuar një fotografi të njërit prej helikopterëve të KFOR-it pak kohë pasi u mbyll lufta.

Siç e përshkruan ai në profilin zyrtar të rrjetit social "Twitter", KFOR-i atëbotë sillte material ndërtimor, që parashihej për rinovimin e shtëpive që kishin pësuar.

"Kosovë, dhjetor 1999. Helikopterët e KFOR-it duke bartur material ndërtimor për shtëpitë që po rinovoheshin pas luftës", shkroi ndër të tjerash ai.

Kujtojmë se Andresen e ka përcjellur gjatë luftën e fundit në vendin tonë, teksa shumë fotografi që qarkullojnë mbajnë firmën e tij.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat